KiE do të ndërpresë bashkëpunimin me Bashën pas shkrimit të BBC

0

Rrjeti britanik, BBC, në një investigim të gjatë, tregon se si një firmë offshore po ndihmon në krijimin e kompanive që përdoren nga rrethi i ngushtë i Vladimir Putinit dhe nga i ndjeri Yevgeny Prigozhin. Në mesin e kompanive me origjinë ruse të ndihmuara prej saj është edhe ajo që ka financuar në mënyrë sekrete Lulzim Bashën.

Analisti Genc Burimi në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se pas publikimit të artikullit nuk beson që Këshilli i Evropës do të vazhdojë bashkëpunimin me Lulzim Bashën, i cili aktualisht është reporter për konfiskimin e aseteve të Kremlinit.

“Bardhi ndryshe nga Salianji përfaqëson shumicën e deputetëve në PD. Artikulimi I Bardhit ka një fuqi më të madhe se Berisha dhe Salianji. Shkrimi i BBC nuk vihet në diskutim është një media e pavarur. Për mua i vetmi dëm për Bashën është shkrimi i BBC që do të paraqitet te ndërkombëtarët në një kohë që Basha është reporter për konfiskimin e aseteve të Kremlinit. Këshilli i Evropës nuk do të vazhdojë më me Bashën. Por nga ana tjetër Bashën e mbron Amerika dhe SPAK.

Amerikanët nuk mund të heqin dorë nga Basha sepse po ra Basha do të kthehen nga Rama. Kjo është fatkeqësia. Bardhi sot duhet të hap sytë”-tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu