Këta në foto lejuan kazino në Lezhë dhe shtëpi bari në Rrilë

0

Personat në foto janë policët Oltion Gjoni dhe Taulant Gjoka, të cilët, sipas të dhënave zyrtare, janë përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit. Ndërkohë, ish-drejtori i Policisë së Lezhës, Altin Mena, i cili aktualisht mban detyrën e zv/drejtorit për Rendin në Policinë e Kukësit, i është vendosur masa disiplinore “ulje në gradë” për 5 vite.

Gjatë periudhës së drejtimit të Policisë së Lezhës nga këta drejtues, në qendër të qytetit funksiononte një kazino trekatëshe me mbi 20 makineta dhe sallë pokeri, ku gjatë ndërhyrjes u sekuestrua edhe lëndë narkotike e dyshuar si kokainë. Po ashtu, në rrugën nacionale Lezhë-Milot funksiononte një magazinë për kultivimin e kanabisit, ku u sekuestruan mbi 1 mijë bimë.

Burime nga Drejtoria e Standardeve Profesionale bëjnë me dije se pritet që edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) të nisë hetim ndaj ish-drejtuesve të Policisë së Lezhës, ndërsa personat e përmendur janë përjashtuar nga Policia e Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu