Kërpudhat helmuese të PD-së…

0

Shkruan Zef Ndreka

Është për të qeshur më shumë se për të qarë për çfarë ndodh realisht në PD-në zyrtare.
Gazmend Bardhi, në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, po shpik nene apo rregulla që nuk ekzistojnë në statutin e Partisë.
Sigurisht, për të do të jetë përpjekja e fundit në shërbim të Berishës non grata, duke qënë i zgjedhur i PD-së, dhe sot numri dy i saj.
Gazmend Bardhi, në lëvizjet dhe sjelljet politike, shpesh herë ka treguar ngjashmëri me Berishën me sjelljet absurde dhe autoritariste, sado të vogla. Janë figura të ngjashme, por më diferencën shumë të madhe në përmasa.
Ndaj Bardhi, me një lehtësi të pa spjegueshme ende, u hodh papritmas në prehrin e foltorës, duke minuar nga brënda përpjekjet për ekzistencë të PD-së.
Në lojën dhe qëllimet e tij të gabuara, ai u mbështet edhe nga një grup deputetësh apolitik që mezi presin që Berisha ti bjerë bilbilit.
Këta mjeranë, nuk e paskan dëgjuar me kohë jo bilbilin por borite dhe murtajat e Berishës mbi PD-në.
Gazmend Bardhi, në veprimtarinë e tij prej vitesh në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, ka penguar sa ka mundur organizimin e PD-së, ka shkelur statutin e saj, ka neperkembur vendimet e organeve drejtuese të PD-së, ka ndikuar përsonalisht që PD-ja të mos përfaqësohej me kandidatët e saj në zgjedhjet lokale, duke i bërë favore Ilir Metës dhe kandidatëve të PL që të merrnin këshilltarë me votat e demokratëve.
Por tani, Bardhi u zgjua vonë për të penguar një proçes të pa ndalshëm.
PD-ja, më dt 29 Korrik, me anëtarësinë e saj, do të votojë kryetarin e ri.
Te tjerët që nuk janë dakort, janë të lirë të shkojnë tek non grata, tek Ilir Metaj apo të provojnë të krijojnë partitë e tyre.
104 mijë votat e demokratëve qëndrestarë, pa kandidatë, pa financë, pa mbështetje nga mediat, thërrasin për një vazhdimësi, larg Berishës dhe spiunit Metaj.
Këtë borgj ja kanë demokratëve lidershipi i ri i PD-së.
Këtë borgj më shumë se askush tjetër ja ka Lulzim Basha, më i anatemuari e më i sulmuari nga ologarket e mediave, nga oligarkët ekonomike të korrupsionit dhe shefat e tyre.
Lulzim Basha është i çliruar tashmë nga kthetrat e bishës Berisha.
Lulzim Basha me vendimin e përjashtimin të Berishës dhe disa mbështetësve të tij, çliroi PD-në nga qëndrimi amerikan për të.
Lulzim Basha, ende se ka mbaruar misionin e tij.
Ndaj, sot shpërthyen kërpudhat helmuese si Gazmend Bardhi @compani me ushqimin e helmuar të gjarprit Berisha.
Kuvendi i Pretenduar i Bardhit është manovra pa shpresë e Berishës dhe Metës.
Për fat të keq të Gazmend Bardhit, të gjitha manovrat e tij i ka dekonspiruar haptazi me qëllimin e vetem: ta dorëzojë PD-në Sali Berishës, duke kryer shërbimin më të shëmtuar për faktorizimin e trëkëndëshit të Bermudës, dhe zgjatjen e pushtetit të Edi Ramës.
PD-ja dhe demokratët, anëtarët e Këshillit Kombëtar, sigurisht do e injorojnë sipërmarrjen antidemokratike të Gazmend Bardhit.
PD-ja po vetëpastrohet.
Tashmë ajo ka një detyrë emergjente: organizimin sa më parë dhe të plotë të strukturave të saj në rrethe dhe në qëndër për të qënë e gatshme për përballjen me regjimin e Edi Ramës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu