Kërkon zëvendësim të masës së sigurisë, mbahet sot seanca në Gjykatën e Lartë për Ilir Metën!

0

Shqyrtimi i rekursit të ish-Presidentit të vendit në Dhomë Këshillimi do të mbahet në orën 09:30.

Seanca ishte parashikuar të mbahej më 10 tetor, por për shkak të mbledhjes së gjyqtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor, u shty për ditën e sotme.

Ilir Meta qëndron në paraburgim prej 21 tetorit të vitit të kaluar.

Në dosje, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi akuzohen për: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, në lidhje me lobimin e LSI në SHBA.

Nëna e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, dhe shtetasit Pirro Xhixho e Ema Çoku akuzohen gjithashtu për pastrim parash dhe korrupsion. Konkretisht, Xhixho për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu