Kërkoi ndryshimin e masës “arrest me burg”, Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e Metës

0

Gjykata e Posaçme e Apelit, (GJKKO) ka rrëzuar ankimimin e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi masën “arrest në burg”.

Ky vendim vjen një ditë pasi Gjykata e Parë e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Rëndë (GJKKO) refuzoi kërkesën e Metës për shuarjen e masës së sigurisë arrest me burg.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani tha se gjykata krijoi precedent të rrezikshëm me zotin Meta, pasi sipas tij janë ezauruar afatet për qëndrim në paraburgim.

Carkani tha se nuk ekziston asnjë rrezik që Ilir Meta të ndikojë apo të prishë provat në këtë fazë të procesit, duke argumentuar se çdo masë sigurie tashmë është e pajustifikuar.

Ai akuzoi sistemin gjyqësor për mungesë të verdikteve të pafajësisë dhe për kthimin e sallave të gjyqeve në “toga pushkatimi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu