Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione dhe përplasje mes deputetëve të opozitës dhe forcave të Gardës së Republikës, të cilët kanë ndaluar deputetët të futen në ambientet e Kuvendit.
Ish-kryeministri, Sali Berisha teksa ka tentuar që të shkojë te foltorja, është ndaluar nga Garda.
Më pas ka ndërhyrë deputeti Gazment Bardhi, i cili i ka kërkuar gardistëve të mos e shtyjnë.
“Mos e shty me dorë atë, çfarë ke që e ndalon, hapu pak”, thotë Bardhi.
Ndërkohë, në një prej hyrjeve të sallës së Kuvendit ka pasur dhe një konfrontim fizik mes deputetëve të tjerë të opozitës të cilët janë ndaluar të futën brenda dhe gardistëve, të cilët ishin pozicionuar për ti bllokuar hyrjen.
Gzment Bardhi shtyn njërin prej punonjësve të Gardës.