KAS vendos sot për Hajdarin e Edi Ramës/ Maliqi: Beteja Ligjore do të vazhdojë pa kthim !

0

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të mblidhet ditën e sotme për të vendosur mbi ankimimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, i cili “fali” kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdarin.

Në lidhje me mbledhjen e sotme të KAS ka ardhur një reagim edhe nga ish-kandidati për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, i cili e konsideron Hajdarin si peng të oligarkut Pëllumb Salillari.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maliqi paralajmëron se beteja ligjore do të vazhdojë pa kthim deri në ndëshkimin ligjor të abuzuesve me ligjin.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq, nesër ora 11:00, në “KAS”, është Seanca e radhës, kundër vendimit të Celbashit, i cili në kundërshtim me “Ligjin e Dekriminalizimit”, me arsyetim absurd antiligjor, mbrojti Hajdarin, ‘pengun’ e ish-fatorinos, Oligarkut Salillari, në krye të Bashkise së grabitur më “14 Maj” në Kuçovë.

Nuk kam besim se në “KAS”, do të zbatohet Ligji, pasi Institucionet janë dukshëm të kapura. Hajdari i dënuar me 4 MUAJ Burg, në shtetin Grek, nga “Gjykata e Janinës”, duke qënë prezent në Sallën e Gjyqit në vitin 1999, i konvertuar në gjobë dhe i deportuar nga Greqia përsëri edhe në vitin 2017, sipas “Ligjit të Dekriminalizimit”, për mosdeklarim, lë automatikisht Mandatin dhe Detyrën dhe dënohet në bazë të “Kodit Penal”, Neni 190, me 6 Muaj Burg deri në 5 Vjet; e ndërkohë “SPAK”, e mori të pandehur, lihet subjektivisht, duke mos llogaritur as Ligj as Procedurë të mbajë karrigen nga “KQZ”.

*Ju ritheksoj se Hajdari ka dhe 5 kallëzime të tjera në “SPAK”, për abuzime me tendera korruptivë, shpërdorim detyre falsifikim etj. Beteja Ligjore do të vazhdojë pa kthim deri në ndëshkimin ligjor të këtyre abuzuesve me Ligjin, votën e qytetarëve dhe taksat e tyre.

Shihemi nesër në orën 11:00 në “KAS”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu