Kamala Harris mori pjesë në një festë në Shtëpinë e Bardhë për 50-vjetorin e muzikës hip-hop, por kërcimi i saj u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, me disa që lavdëruan spontanitetin e saj dhe të tjerë që e quajtën “gjyshe”.
Sipas Daily Mail, ngjarja u zhvillua të shtunën e kaluar dhe në të morën pjesë pionierë dhe yje të këtij zhanri të veçantë muzikor.
“Hip-hop-i ndikon në të gjitha aspektet e kulturës pop amerikane, kultura e hip-hop-it është kultura amerikane,” tha zëvendëspresidentja 58-vjeçare.
Ajo që u diskutua gjerësisht në internet, megjithatë, nuk ishte fjalimi i Harris, por lëvizjet e saj të kërcimit në hitin e madh të Q-Tip të vitit 1999, Vivrant Thing.