Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj e ka pyetur kryetarin e VV-së, pse e ka sjellur punën të varet nga votat e pakicave që varen nga Vuçiqi.
Këtë pyetje ajo e ka bërë pas deklaratës së qeverisë se Serbia po e pengon formimin e institucioneve.
Postimi:
Pse e ke pru punën me u varë prej pakicave të kontrolluara nga politikat e Vuçiqit? Qe katër vjet ke folë se si është zbeh prania e elementeve të Beogradit në Kosovë, e tani po del që kurrë më shumë ndikim nga Beogradi s’ka pasë që nga lufta.
Ti je ai që i ke instalu, me çdo veprim që ke ndërmarrë pa u koordinu me askënd. Je armiqësu me partitë shqiptare, askush kush nuk bëhet me ty. Tash shko ankohu te Vuçiqi edhe varu prej tij.
Ia ke kthy shpinën Kosovës – çdo shqiptar që hyn me ty në qeveri është bashkëpjesëmarrës në theqafje të këtij vendi.