Dy ekspertë mjeko-ligjorë paraqitën këtë të hënë pranë Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezultatet e raportit mjekësor ndaj ish-kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla.
Sipas ekspertëve, Alla ka probleme shëndetësore me zemrën dhe se qëndrimi në qeli nuk është i përshtatshëm për gjendjen e tij.
ritet që të hënën e javës që vjen, në orën 12:00, Alla të dalë para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me vendimin e saj lidhur me kërkesën e ish-kryebashkiakut për masë më të butë sigurie se arresti në burg.
Në këtë seancë do ballafaqohen qëndrimet e palëve aktet dhe se si është arritur në këtë konkluzion nga ekspertët.
Lefter Alla u arrestua për shkelje e barazisë në tenderë dhe shpërdorim detyre, teksa 10 ish-zyrtar të tjerë të bashkisë së drejtuar prej tij, përfshirë dhe biznesmenin që fitoi tenderin Aqif Konesha përfunduan në pranga.