Ka pasuri të pa justofikuara,largohet nga drejtësia gjyqtari Kreshnik Omari

0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK, që shkarkoi nga detyra Gjyqtarin e Tiranës, Kreshnik Omari më 6 korrik 2021.

Gjatë rivlerësimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti mungesa të mëdha financiare për justifikimin e pasurive të tij dhe të prindërve, ndërsa u ngritën dyshime se një pjesë e këtyre të fundit mund të ishin prona të fshehura në emër të subjektit.

Njoftimi i plotë

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 53/2021, datë 09.09.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kreshnik Omari kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 412, datë 06.07.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu