Gazetari Almer Toska ka folur për hetimet që po zhvillohen lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke i cilësuar ato si një çështje me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe
Toska u shpreh se drejtësia prej kohësh po heton këtë dosje, ku, sipas tij, bëhet fjalë për qindra miliona euro tendera, nga të cilat kanë përfituar kompani të ndryshme.
Gazetari kritikoi nismën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për AKSHI-n, duke e cilësuar atë si një ndërhyrje të panevojshme në procesin hetimor. “Drejtësia nuk ka nevojë për ndihmën e opozitës. Duhet të lihet të bëjë punën e saj”, u shpreh ai.
Në deklaratat e tij, Toska e cilësoi çështjen e AKSH-t si një “mega-skandal” që, sipas tij, përfshin një gamë të gjerë aktorësh, nga biznesmenë dhe politikanë e ministra.
Në përfundim, ai theksoi se vetëm drejtësia duhet të zbardhë të vërtetën dhe të çojë përpara hetimet, pa ndërhyrje politike, në mënyrë që të garantohet transparencë dhe llogaridhënie.
Sipas Toskës, Balluku mund të disponojë informacione lidhur me çështje që përfshijnë edhe kryeministrin Edi Rama. Ai tha se një nga skenarët që përflitet është se Balluku mund të ketë prova për përfshirje në afera të përbashkëta.
Ai shtoi se në sfond të kësaj situate ekziston edhe një ndërthurje interesash ekonomike dhe politike mes investitorëve dhe aktorëve politikë në vend.



