Shkruan Zef Ndreka
Berisha nuk u paraqit në SPAK ditë më parë edhe pse ishte i njoftuar. E dinin të gjithë shqiptarët anembanë botës se ai do paraqitej në SPAK në ora 10 të paraditës. Vetëm Berisha nuk e dinte!
Për këtë ai ka disa arsye politike e juridike pse paraqitet si i tërhequr ose i shmangët SPAK-ut për çështjen e 21 janarit.
Lind pyetja:
Pse “i fshihet” Berisha SPAK-ut?!
Ta analizojmë.
* I fshihet SPAK-ut si strategji politike për të mos u ulur në pozita të dobëta.
Përpara se të përballët me prokurorët, Berisha kërkon ta mbajë çështjen në terrenin politik, duke e paraqitur thirrjen e SPAK-ut si sulm ndaj opozitës. Kjo tashmë është formulë e vjetruar. Nëse do të paraqitej normalisht, i bie të pranojë autoritetin e një institucioni që ai vetë e sulmon çdo ditë.
* I fshihet SPAK-ut nga frika e një ballafaqim të fuqishëm juridik.
21 janari është dosje e rëndë me viktima, ka urdhra zinxhir komandimi dhe një përgjegjësi direkte politike. Edhe nëse nuk ka provë të drejtpërdrejtë për urdhrin e tij, çdo deklarim para SPAK mund të përdoret kundër tij më vonë.
* I fshihet SPAK-ut, sepse Berisha mendon të presë fitore politike.
Ai mendon se çdo vonesë i jep kohë që të mobilizojë strukturat e tij politike, ti japi çështjes nuancë persekutimi politik dhe të forcojë pozicionin brenda opozitës së vet të përçarë.
* i fsjihet SPAK-ut, sepse mendon të mbrohet me statusin e deputetit.
Imuniteti parlamentar nuk e mbron nga paraqitja në prokurori, por e bën më të vështirë arrestimin ose masat e forta ndaj tij. Kjo vetëm i jep kohë dhe taktikë, asgjë më shumë.
Pyetja tjetër:
A do të jetë kjo vdekja e tij politike?!
* Nuk besoj menjëherë, por kjo është goditja më e fortë në karrierën e tij, sepse ka implikim në një ngjarje me viktima dhe kjo është politikisht fatale.
21 janari është ngjarja më e rëndë e 30-viteve të fundit për një qeveri shqiptare. Çdo zhvillim i ri penal e dëmton imazhin e tij shumë më tepër se çdo akuzë tjetër.
* Berisha tashmë ka humbur mbështetjen ndërkombëtare.
SHBA dhe BE nuk e konsiderojnë më faktor politik legitim. Pa përkrahjen e tyre, asnjë politikan shqiptar nuk mbijeton gjatë.
* Opozita është e përçarë si asnjëherë tjetër.
Berisha ka një bërthamë militante, por elektoratin e gjerë nuk e ka më. Çdo proces penal e dobëson më tej.
* Proçeset e SPAK-ut nuk mbyllen siç dikush mund ta mendoje.
SPAK nuk ka më kontroll politik.
Çështja nuk do shuhet, nëse ka prova, ai do përballet patjetër. Kjo e çon Berishën drejt fundosjes së karrierës.
Çështja e 21 janarit ka potencial real ta çojë Berishën drejt vdekjes politike, jo sepse dënohet menjëherë, por sepse humbet besueshmërinë, nuk ka aleatë, ka procedura të pashmangshme në SPAK, si dhe çdo shmangie e bën më të dobët politikisht.
Nqs SPAK-u arrin të faktojë përgjegjësinë e tij qoftë edhe si komandë politike, atëherë do të shohim fundin zyrtar të karrierës së tij.








