Ka dy dosje “McGonigal”, një në SHBA dhe tjetra në Shqipëri!

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme të tij me gazetarët, është ndalur te çështja ‘McGonigal’, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhjet me Charles McGonigal.

Berisha tha se ka dy dosje McGonigal, një në SHBA dhe tjetra në Shqipëri.

“Teksa përpiqej të mashtronte se Edi Rama nuk është nën hetim për aferën McGonigal, që përbën krizën më të rëndë në fushën e zbulimit, aktin më të shëmtuar në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, dëshminë më flagrante për Edi Ramën si njeri, që nuk ka asnjë normë morale, asnjë parim, asnjë princip dhe që është i aftë të ndërmarrë çdo akt për llogari të karriges së tij, minimumi, për të mos thënë se ka edhe shkaqe që nuk i dimë.

Por, tek rrekej i shkretuar në shpirt për të mashtruar shqiptarët, i vjen si bombë njoftimi se ka filluar një hetim i dytë për Edi Ramën, krahas prokurorit të SHBA. Tashmë është Kongresi i SHBA që është përqendruar në një hetim të plotë për aferën McGonigal.

Kongresmenët Jordan dhe Gaetz njoftojnë se kanë vendosur të hetojnë çdo dokument të McGonigal, pra çdo dokument ku emailet e Edi Ramës kanë shkuar në kundërshtim me çdo ligj në emailin zyrtar sekret të McGonigal.

McGonigal ka dy dosje, njëra është dosja njujorkeze, tjetra është dosja shqiptare. Pra, do hetohet çdo dokument.

Kongresmenët kërkojnë të mësojnë se çfarë po bën FBI për të hetuar influencat e papërshtatshme të aktorëve të huaj mbi zyrtarët e FBI siç është McGonigal. Pra influenca e Edi Ramës mbi McGonigal”, u shpreh Berisha.

Teksa iu referuar shkrimi të gjigandit mediatik “New York Times”, Berisha theksoi se Edi Rama është turpi i botës së lirë, ndaj ai duhet të largohet.

“Ka një përpjekje nga mediat e Ramës për të fshehur të vërtetën sa edhe subpoena, që është procedurë hetimi, të mos e quajnë si të tillë. Sot Edi Rama ka një lajm tjetër. Është personazh kryesor në ‘New York Times’. Ia boton edhe këtë fotografi. Ia kanë përzgjedhur edhe fotografinë për t’iu përshtatur Edi Ramës.
Gazeta më e madhe në SHBA njofton të gjithë dosjen shqiptare dhe i kushton një shkrim të gjatë aferës Rama

McGonigal, kryesisht dosjes shqiptare. Në këtë mënyrë, Edi Rama është turpi i botës së lirë. Ai duhet të largohet sepse në mënyrë absolute asnjë shqiptar, përveç Duçkës dhe Nezës dhe ndonjë tjetri, nuk kanë pse paguajnë asnjë haraç për të. Në kuptimin moral. Edi Rama u përpoq të mashtronte mbrëmë, por këto dy zhvillime pas daljes së tij, e nxijnë edhe më shumë veprën e tij, figurën e tij. Në fakt turpërojnë edhe Shqipërinë.
Ka vetëm një alternativë, dorëheqja e tij e menjëhershme”, theksoi Berisha.

Berisha u bëri thirrje shqiptarëve, që më datë 11 “ta krrejnë” nga detyra këtë person.

“Unë u them shqiptarëve se ky njeri çdo ditë që rri në pushtet, rri për t’u vjedhur ju dhe pasurimin e tij.
Ky njeri deklaroi se nuk do të shkojë në parlament dhe për këtë fajësoi opozitën, e cila kërkoi në mënyrën më legjitime debat me mocion për aktin e tij të shëmtuar. Por kjo është për parlamentin. Po në qeveri, a e dini ju se nga 48 mbledhje qeverie në vit, Edi Rama udhëheq me Ballukun. Ai ka kryesuar vetëm 19 mbledhje. Por shqiptarët nuk kanë votuar për Ballukun. Kjo nuk ndodh në asnjë vend.

Po t’i analizojmë ato 19 mbledhje, të gjitha janë për plaçkitje dhe interesa personale. Tani deklaron se nuk do të shkojë as në parlament. U bëj thirrje shqiptarëve, më datë 11 ta krrejmë nga detyra atë person, atë parazit, atë hajdut që nuk ka asnjë normë dhe standard. Këtë njeri që bën 137 udhëtime me avion personal, duke harxhuar 22 milionë euro, duke shtuar këto rrogat e personelit të ‘Ismailit’, milionat shtohen edhe më shumë, se ai ka një personel të gjerë në shërbim të kryeministrit. Pra, duhet të largohet menjëherë dhe sa më shpejt”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu