“Ka deputetë që forcën e marrin nga krimi i organizuar”- Debatet me dyer të mbyllura në Konferencën e Kryetarëve

0

Në fjalën e tij kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj disa deputetëve, që sipas tij forcën e marrin nga krimi i organizuar.

Sipas Bardhit, këta deputetë duan që t’i mbyllin gojën, por kjo nuk ka për të ndodhur.

Po ashtu Bardhi iu drejtua, kryetari të Kuvendit, Niko Peleshi që të lërë karrigen e kryetarit të Kuvendit.

Gazment Bardhi: Ajo çfarë keni bërë me seancën e fundit është shkelje e rregullores dhe e Kushtetutës. Po e citoj këtu: “Kërkoi ndërprerjen e seancës për shkak se po merrej fjala për procedurë.”

Zoti Peleshi, ju keni marrë përsipër të drejtoni Kuvendin. Nëse Kuvendi drejtohet nga kryetari i grupit, na e thoni, sepse opozita nuk ka vend në një Kuvend që diktohet nga forcat e kartonëve. Nuk mund ta mbyllni Kuvendin pse deputetët po flasin.

Seanca e datës 9 tetor është mbyllur sepse deputetët po flisnin. E kuptoj që në atë Kuvend ka deputetë që forcën e marrin nga krimi i organizuar dhe mendojnë se mund të mbyllin gojën e të tjerëve. Ta harrojnë! Ne nuk marrim urdhra dhe as nuk diktohemi nga krimi i organizuar.

Po e përsëris: ta harrojnë! Nëse ju, zoti Niko Peleshi, nuk e mbani dot atë karrige, lërojani kryetarit të grupit që e keni aty me votat e krimit të organizuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu