Joe Biden gati të shpallë kandidaturën për një mandat të dytë

0

A është Joe Biden gati për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë?

Këtë përgjigje e ka dhënë bashkëshortja e tij, Jill Biden gjatë një interviste për mediat. Sipas saj, shpallja e kandidaturës është çështje kohe.

“Ai thotë se ende nuk ka mbaruar punë. Nuk e ka mbaruar atë që filloi. Dhe kjo është më e rëndësishmja. Unë mendoj se gjithçka që Joe ka bërë, ja ka dalë. Ai na nxori nga kaosi. U zgjodh sepse njerëzit donin një udhëheqje të qëndrueshme.

Unë mendoj se ata e panë këtë tek Joe, panë karakterin, integritetin e tij. Ai erdhi në atë detyrë sepse e dinte çfarë donte të arrinte” u shpreh Zonja e Parë e SHBA gjatë një vizite në Kenia, ndalesa e dytë dhe e fundit e vizitës së saj pesë-ditore në Afrikë.

E nëse do të rizgjidhej Joe Biden në fund të mandatit të dytë, do të ishte 86 vjeç

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu