Gazetari Arjan Çani është shprehur mbrëmjen e djeshme se në Londër nuk ndodhet vetëm kryeministri Edi Rama, por dhe deputeti socialist dhe ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj.
“Jam shumë kurioz të di a do të takohen të dy bashkë. Këtë gjë që po them unë është e sigurt që është në Londër Ben Ahmetaj. Unë thjesht po spekuloj duke thënë a do të takohen,” u shpreh gazetari në Euronews.
Për Çanin kjo është një rastësi shumë interesante, edhe pse thotë se Ahmetaj mund të jetë për punët e veta në Londër.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër për një vizite zyrtare. Kreu i qeverisë shqiptare u prit në një takim nga kryeministrin e Britanisë, Rishi Sunak dhe kryetari i Kuvendit të ishullit.