Nuk i ka ende votat që i duhen, por Partia Socialiste futi në rrugë parlamentare nismat që pengojnë ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit të bëjnë karrierë politike.
Por shtesat në ligjin e dekriminalizimit kërkojnë 84 vota, dhe syri për dy votat e munguara i është shkelur Enkelejd Alibeajt, i cili po ashtu kërkon një lustracion edhe më të thellë se ai i Partisë Socialiste.
Socialistët e nisën aksionin e tyre kundër ish spiunëve, kur Autoriteti i Dosjeve njoftoi se kishte të dhëna se ish presidenti Ilir Meta kishte qenë bashkëpunëtor i sigurimit.
Në këtë mbledhje të komisionit të ligjeve, kur u prezantua paketa që ka në shenjestër vetë kreun e Partisë së Lirisë, mungoi deputetja Erisa Xhixho.
Edhe pse e kanë premtuar publikisht në ditë të nxehta debati politik, asnjë prej palëve as PS dhe as PD e Albeajt nuk kanë guxuar të shkruajnë ndonjë nen që prek Sali Berishën, as si non grata, as si një ish funksionar i Partisë Konuniste.