Shkruan Dr. Ndoj Mhilli
Banka e Shqipërisë së bashku me të gjitha bankat e nivelit të dytë, e cila herë pas here rritë normat e interesit në kurrizë të qytetarëve shqiptarë, gjatë këtyrev 32 viteve është një ndër instrumentet më të mëdha që ka përdorur sistemi kundërshqiptarë ndaj Shqipërisë dhe çdo shqiptari. Le të shtjellojmë disa prej tyre, megjithëse ato janë më shumë se kaq:
Sëpari bankat e nivelit të dytë variojnë me një përqindje vjetore interesi nga 12-15 % norm interesi. Mirëpo Banka e Shqipërisë si institucion/mekanizëm rregullator nuk flet por heshtë përballë kësaj zhvatje kriminale ndaj qytetarëve shqiptar. Rrethanat më detyrojnë që të shtroj pyetjen: vallë a ka kurrfarë logjike ekonomike që nga norma e interest 3%, që e ka Banka Kombëtare Shqiptare, ta kenë 12-15 përqind bankat gjakpirëse të nivelit të dytë?!! Kurrfarë logjike as ekonomike. as financiare, as sociale e madje as biznesi nuk ka kjo përqindje marramendëse norme interesi. Logjikisht këta nuk dinë, më sakt nuk kanë as për qëllim, të bëjnë as biznes, sepse kjo në një moment do t’i çoj drejtë falimentit kur ekonomia të gjendet në krizë dhe të mos kenë para për të qarkulluar. Sidoqoftë janë nisur plotësiht nga e keqja: varfërimi, skllavërimi dhe rrënimi i tjetrit. Zoti dhëntë që të bien në gropën që iu kanë hapur të tjerëve – shqiptarëve të mjerë të zhytur në mjerim si në kohën e Migjenit. Mirëpo mjerisht kam frikë se do ta paguajnë si gjithmonë qytetarët shqiptarë.

Çuditërisht në këtë situatë antihumane Banka e Shqipërisë dhe shteti i zi shqiptar hesht dhe ka heshtur për 32 vite. Pyetja që lind është pse ka heshtur? Përgjigjia është e lehtë fare: bankat e nivelit të dytë zotërohen ose janë aksioner ata që kanë pushtetin, pra kasta e korruptuar dhe kriminale politike 32 vjeçare shqiptare me atë ndërkombëtare. Shqiptarët duhet ta dinë se kjo kastë satanike politike e pangopur si një kuçedër përpirëse e ekonomisë, parasë dhe rrjedhimisht jetës së shqipëtarëve, nuk është mjaftuar me vjedhjen e tenderave dhe pasurisë publike kombëtare, por ka zhvatur dhe masakruar shqiptarët edhe nëpërmjet sistemit banker. Deviza e tyre ka qenë e thjeshtë fare: të rrënojmë shqipërinë dhe shqiptarët. Pashiqët që flasin shqip, dhe mburren se janë shqiptarë, në fakt pjedhë djallëzore sllavo-greko-turke, të dalë nga PPSH, që e themeloj UDB, e kanë zbatuar me përpikmëri marramendëse planin e fuqive ballkanike, aziatike dhe evropiane për rrënimin e kombit tonë. Kjo është aq e qartë sa vetëm i verbri në mendje, që nuk do ta shikoj të vërtetën, sigurisht në shërbim të agjendës antishqiptare, nuk e shikon këtë të vërtet buçitëse, se dhe çorri me mendje në krye, megjithëse nuk e shikon e kupton. Pra siç thotë Jesusi nuk ka të verbër më të madh se atë që nuk do të shikoj. Mos vallë dhe Ai kur e ka thënë ka patur parasysh rracën gjakëprishur të shqipëtarëve ?!
Sëdyti Banka e Shqipërisë së bashku me lukunin e pangopur të bankave të nivelit të dytë dhe kastën politik-ekonomike që i zotëron ato, ka vjedhë më saktë ka zhvatur shqiptarët për 32 vite me luhatjen artificiale të këmbimit valuator sa herë që emigrantët kanë ardhur për pushime në verë, në fundvit apo në të gjitha festat e mëdha fetare.
Po nëpërmjet kësaj formule magjike të shpikur nga mendje të liga financierësh, pra nëpërmjet uljes së këmbimit valuator shqiptarët po zhvaten dhe po paguajnë borxhet e kastës politike që ka vjedhur fondet publike edhe ato të marra borxh në institucionet bankare ndërkombëtare. Beosj të gjithë e dini se ulja e vlerës së këmbimit valuator është artificiale pra ata që kanë mbajtur familjet shqiptare, emigrantët po vidhen në mënyrë barbare, sepse parat e tyre nuk kanë më vlerën e vërtet ekonomike. Nga kjo del se emigrantët, remitancat që janë një nga faktorët më të mëdhenj të zhvillimit të vendit këto 32 vite, si dhe mbajtës të buxheteve familjare, tashmë me mundin e tyre të përgjakur po paguajnë edhe borxhet publike që ka Shqipëria në institucionet ndërkombëtare. Le ta dinë emigrantët e gjorë se në kurrizin tuaj, nëpërmjet uljes artificiale të këmbimit valuator, sot po paguhet borxhi publik i Shqipërisë. Borxh publik i cili ka kaluar në xhepat e politikanëve nëpërmjet vjedhjes masive në çdo tender publik. Pra hajdutërinë e tyre e paguanjnë shqiptarët e varfëruar nga kasta politke. Sidoqoftë shlyerja e këtij borxhi ka një pozitivitet për vendin tonë. Nërkaq, këta nuk mjaftohen me kaq të dashur emigrant, sepse po paguani edhe borxhin që i ka Shqipëria Beketit, nëpërmjet çdo bilete dhe udhëtimi që bëni në Shqipërinë tonë të mjerë.. Në fakt borxhin ndaj Beketit do duhej ta paguante Rama ose të shkonte në pushime pa dritë pa diell. Kësisoj le ta dinë shqiptarët se mbi kurrizin tuaj dhe rrënimin e jetëve tuaja mbahet kuçedra politike që votoni për 32 vite me dashuri dhe çuditërisht pa urrejtje. Sigurisht jo se keni dashuri ndaj shqipërisë por se jeni argat, vegla dhe spijuj të sistemit dhe armiqëve të Shqipërisë.
Sëtreti Banka e Shqipërisë dhe sidomos bankat e nivleit të dytë nuk kanë mbështetur zhvillimin ekonoik të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Përkundrazi e kanë penguar dhe dëmtuar atë në mënyrë të pashembullt. Kuptohet se këto banka çakenjsh dhe shushunjash gjakpirëse kanë dëmtuar rëndë zhvillimin ekonomik. Kësisoj, së katërti, të gjitha piranjat së bashku, kanë rrenuar ekonominë shqiptare duke e detyruar të orjentohet atë drejtë fajdexhinjëve, krimit të organizuar dhe si pasoj vrasjeve në seri nga mos kthimi dot i parave nga huamarrësit. Me doemos edhe nga kjo gëluan vrasjet me pagesë që u kthyen në profesion gjatë këtyre 32 viteve demokrazi. Megjithatë më i rëndë është fakti se kjo është bërë qëllimisht e për me zi ka bashkëpunuar me keto rrjete kriminale që japin para me fajde në të gjithë Shqipërinë. Sigurisht që kjo veprimtari ma do mendja se përfshin edhe pastrimin e parave të pista të kastës së këtij sistemi satanik dhe antinjerëzor.
Mirëpo aq absurd dhe i çuditshem është fakti se këtë fenomen dhe problematikë nuk e përmend kurrë as Progres Raporti i BE-së, as FATF e madje as raporti i DASH-it. . Ndërkaq Fondi Monetar Ndërkombëtar asnjëherë nuk e ka cek a përmend këtë të vërtet dhe fakt që e di çdo shqiptar, perveç BE-së dhe këtyre organizatave ndërkombëtare, që i përmendëm më lart. Pyetja që lind vetiu është: kjo dukuri ështe rastësore, vallë BE dhe SHBA nuk e dinë??????!!!!Sigurisht që e dinë, mirëpo me sa duket kanë interesa kolonialoste. Kësisoj, disa kanë bashkëpunuar (eurpoa) dhe disa kanë heshtur (SHBA) përballë të keqes rrënimtare të një populli, fatkeq, i cili ra preh e bive të tij që flisnin shqip, por të vendosur në pushtet nga Serbia, Rusia, Turqia, Gjrmania, Franca dhe Italia. Pra ra preh e tradhëtisë kombëtare që në perëndim dënohet me burgim të përjetshëm. Meqë ra fjala këta hartuesit e amendimeve të Kodit Penal le ta kenë parasysh po deshën. Sigurisht dhe Rama nëse është aq atdhetar sa hiqet.
Me pak fjal Banka e Shqipërisë dhe bankat ofshore të nivelit të dytë edhe djallit i shërbejnë, ama shqiptarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit jo. Perkundrazi ata përdorin mjete dhe meknaizma antishqiptarë për varfërimin e shqiptarëve dhe pengimin e qëllimshëm të zhvillimit ekonomik të çdo shqiptari. Në këto rrethana i bëj thirrje SHBA dhe SPAK t’i shqyrtoj me vëmendje dhe t’i hetoj këto problematika se aty do të gjeni peshkaqen e balena e jo peshq të mëdhenj të Lu.
Shqiptarë “pash njat Zot që ju ka krijue” zgjohuni, sepse po masakroheni nga sistemi dhe veglat antishiqptare të tij, është koha t’i jepet fund skllavërisë 600 vjeçare me çdo çmim








