Ja pse SHBA nuk e uron Ramën/ Zbardhet mesazhi i Rubios: Mos reagoni nëse rezultati kontestohet publikisht

0

Departamenti i Shtetit do të ndërhyjë në zgjedhjet e huaja vetëm kur të ketë një interes të qartë dhe të fuqishëm për SHBA-në, duke u fokusuar në rëndësinë strategjike dhe jo në përhapjen e vlerave demokratike.

“Sipas qasjes së administratës për sovranitetin kombëtar, Departamenti do të bëjë komente publike mbi zgjedhjet vetëm kur të ekzistojë një interes i qartë dhe i fuqishëm i politikës së jashtme amerikane për ta bërë këtë,” thuhet në një dokument të ri që përcakton udhëzimin e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, të siguruar nga Fox News.

Ky dokument duket se qartëson se përse nuk ka pasur një urim nga SHBA për Edi Ramën.

Sipas Fox News, ambasadat mund të publikojnë mesazhe publike urimi për fituesin e një zgjedhjeje pa pasur nevojë për miratim nga nivelet e larta, përveç rasteve kur rezultati vihet në dyshim.

“Postet jashtë SHBA mundet, pa pasur nevojë për miratim nga Uashingtoni, të publikojnë deklarata në faqet e tyre të internetit ose në rrjetet sociale, apo të japin deklarata për mediat lokale për të uruar fituesit, përveçse në rastet kur rezultati i zgjedhjeve kontestohet publikisht. Këto mesazhe duhet të përqendrohen te rezultati i zgjedhjeve, jo te procesi. Nëse postet kanë pyetje për formulimin e përshtatshëm të mesazhit në raste të caktuara, duhet të konsultohen me zyrën e shtypit të zyrës rajonale përkatëse,” thuhet në memo.

Kujtojmë se vetë Rubio ka uruar publikisht dhe ka telefonuar fituesit e zgjedhjeve në disa shtete të ndryshme, por nuk ka pasur një urim për Edi Ramën.

Në një postim të shkurtër, ata kanë uruar popullin shqiptar për këto zgjedhje.

“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, shkruante ambasada.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu