Kurti dhe Vuçiç kanë rënë dakord për një pjesë të marrëveshjes, konfirmojnë burime për Euronews Albania.
Në përfundim të takimit në Ohër me ndërmjetësuesit europianë, Lajçak dhe Borrell, Kosova dhe Serbia kanë pranuar të ketë faza të tjera në vijim për arritjen e pajtueshmërisë me zbatimin e planit të propozuar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nën ndërmjetësimin e BE-së, diskutuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut për planin e zbatimit të propozimit evropian.
Pritet që të ketë një deklaratë për media nga shefi i diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell.