Ish-shefi i krimeve në Shkodër organizoi vresjen e Ibrahim Licit

0

Gazetarja e kronikës Aida Topalli zbuloi gjatë një interviste për Euronews Albania detaje nga megaoperacioni i SPAK ku u arrestuan ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, biznesmeni Pëllumb Gjoka, si dhe drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, si dhe emra të tjerë të njohur të botës së krimit.

Topalli u ndal dhe te arrestimi i ish shefit të krimeve në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbega, për të cilin tha se akuzohet se ka krijuar kushtet e nevojshme për kryerjen e një atentati ndaj Ibrahim Licit dhe Dorian Dhulit.

Sipas gazetares, në dosjen e SPAK thuhet se Behar Bajri, ka tentuar të vrasë kundërshtarin e tij dhe personi që tentoi të kryente ekzekutimin është Astmer Bilali, një tjetër emër personazh i njohur i botës së krimit në Shkodër.

“Ardit Hasanbega ka mbajtur postin e shefit të seksionit të krimeve në policinë e Shkodrës, ai ka patur një rol aktiv për përgatitjen e kushteve për kryerjen e një vrasjeje. Kjo është një akuzë tejet e rëndë dhe për herë të parë SPAK-u i ka cilësuar si një grup të strukturuar kriminal.

Oltion Bistri ka dekonspiruar ndërsa Ardit Hasanbega ka krijuar kushtet për një tentativë vrasjeje në zonën e Shkodrës ndaj Ibrahim Licit, që është dhe armiku i përbetuar i fisit Bajri.

Grupi i Bajrit akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit që ka qenë shok i Behar Bajrit si dhe për atentetat e vazhdueshme për Ibrahim Licit dhe Dorian Dhulit.

Sa i takon Astmer Bilalit, ai del si një nga personat që ka tentuar të vrasë Ibrahim Licin dhe Dorian Dhulin. Ka qenë Ardit Hasanbega ai i cili u ka krijuar kushtet për të kryer këtë vrasje, por që nuk u realizua. Astmer Bilali është arrestuar në qytetin e Shkodrës dhe pse ishte i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje”, tha Topalli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu