Ish-komandanti i forcave detare, Artur Meçollari u paraqit ditën e sotme pranë Strukturës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK).
Në një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK, Meçollari tha se thirrja e tij nuk ka lidhje me hetimin, por se kishte shkuar për një kërkesë.
“Isha për një kërkesë, çështje administrative, dhe nuk u mora në pyetje” – tha ai.
Kjo është hera e tretë që Meçollari paraqitet në SPAK. Ai u paraqit në SPAK më datë 9 mars dhe më pas në 15 mars për një padi për pronat e ushtrisë. Ai u mor është në pyetje dhe dha shpjegime për denoncimin e bërë për ndërtimet brenda bazës ushtarake të Shëngjinit.
Pak ditë më parë, në SPAK ishte dhe Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.






