Ish e dashura e McGonigal: Shpresoj dënim maksimal për dosjen shqiptare

0

Ish-e dashura e Charles McGonigal, Allison Guerriero, ka folur për Daily Mail, pasi ish-agjenti i lartë u dënua me 50 muaj burg dhe 40 mijë dollarë gjobë për të ashtuquajturën dosje ruse.

Guerriero tha se McGonigal është një djall tradhtar, ndërsa tha se do që ai të shkojë në ferr kur të vdesë.

“Nuk mund ta fsheh buzëqeshjen nga fytyra ime duke e ditur se ai do të burgoset,” tha ajo.

Edhe pse ishte i martuar, Charles McGonigal nisi një lidhje me Allison Guerriero. Madje kjo e fundit mund të ketë nxitur hetimin ndaj tij, pasi i shkroi një letër FBI-së kur zbuloi një qese plot me dollarë në apartamentin që ndanin së bashku. Kjo qese ishte në qendër të hetimeve për atë që njihet si dosja shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu