Irani ndryshon llogaritë e luftës, përdori ndaj bazave të SHBA raketën që arrin deri në Londër

0

Muhanad Seloom, lektor në Institutin e Dohas për Studime Pasuniversitare, thotë se sulmi iranian ndaj bazës ushtarake Britani-SHBA në Oqeanin Indian “ndryshon llogaritjet” e bera deri tani rreth luftës për Shtetet e Bashkuara.

“Këto raketa drejt Diego Garcias do të thotë se Irani ka mundesi veprimi ne 4,000 km [2,490 milje] plus me raketat balistike – dhe kjo nuk është zbuluar më parë.
Të gjitha raportet e mëparshme thanë se Irani kishte një rreze veprimi prej 2,000 km [1,240 milje] dhe jo më shumë se kjo”, tha Seloom për Al Jazeera.
“Nëse e ndryshon drejtimin e këtyre raketave, atëherë ato mund të arrijnë në Londër.

Kështu që kjo ndryshon llogaritjet jo vetëm për SHBA-në dhe justifikimin e saj për luftën, por edhe për një Londër dhe Bashkimin Evropian që ngurron të bashkohet me luftën.”

Seloom tha se Irani mund të ketë gjithashtu raketa balistike ndërkontinentale (ICBM) që mund të arrijnë edhe SHBA-në, “sepse e kanë testuar këtë me programin e tyre hapësinor”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu