Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Insani e ti
Me regji, e vë në karten e pavlefshme insani,
përçudnisht, mendjet shkojnë verdallë në gabim,
tjeter ruan natyra në vetvete
dhe tjeter i japin shtjellim.
E brendshmja shtruar ndjenjës bekimit
që qetsia të jetojë e vetëdijshme në vendin e sajë,
dëshirueshëm buzëqeshja të reflektojë përtej amshimit,
që kjo e bukur, të na mundin bashkë.
Kurdo të vij dita e ikjes, atje në botën tjetër,
krenare, buzqeshja të pushojë e daltuar
që mos të mbetet peng duke u endur,
me plagë e plagosur nga hiletar.
Gjithmonë jeto si flirt ngjitur shpirtit,
ndonëse e vobekta ndjenjë që rend pas qejfeve në arrogancë,
don ta fshij me shpoti himnin e flirtit
në të pavērtetën të jetojnë gjithnjë.
Nuk bëjnë beh asgjë, përpos veshjes me makjazhin mizor,
prej të cilit, vë në provën e zhgënjimit, ata
shpirtëra të veshur në petkun paqësorë
që me vuajtjen e tyre e vënë përfundmi shpirtin djallëzor.








