Një 32-vjeçar me inicialet M.B., ka dashur të parkojë makinën e tij në hyrje të godinës qeveritare, ndonëse është e ndaluar, dhe në tentativë për të futur aty mjetin, ka dëmtuar traun e vendosur aty dhe që ruhet nga Garda e Republikës.
Mësohet se personi në fjalë dyshohet se vuan nga problemet e depresionit dhe kurohej me ilaçe. Tashmë ai ndodhet në komisariatin nr.1 të policisë për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 07.12.2022, te Parlamenti, shtetasi M. B., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament.
32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftim.