“Inceneratorët, grup i strukturuar kriminal për të vjedhur e bërë qejf”, “ Lubonja: Rama duhej të jepte dorëheqjen

0

Analisti Fatos Lubonja tha këtë mbrëmje në emisionin ‘Open’, se SPAK duhet të hetojë edhe persona të tjerë përveç Arben Ahmetaj, lidhur me aferën e inceneratorëve

Ai u shpreh se “Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja kanë kapur gjithë shtetin, ose shteti i ka përdorur këta, nuk kuptohet mirë”.
“Janë skandale që nuk t’i merr mendja… Ky është një grup i strukturuar kriminal për të vjedhur dhe për të bërë qejfe, e jo për t’i shërbyer popullit.

Rama duhej të jepte dorëheqje për mua. Por problemi është shumë i madh. Në një mënyrë ose tjetër, këta janë të gjithë brenda. Mërtiri, Zoto dhe Gugallja kanë kapur gjithë shtetin, ose shteti i ka përdorur këta, nuk kuptohet mirë.
Ta reduktosh gjënë tek Ahmetaj, nuk e di SPAK sesa merret më gjithë këtë si kompleks, dhe sa i ka të ndara këta copa-copa”, tha Lubonja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu