Imazhi i Ramës, kriza morale dhe mësimi politik nga një sagë e gjatë zv.kryeministrash.

0

Shkruan Matilda Kurti

Një nga arsyet kryesore pse Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet për më shumë se një dekadë është lideri.
Edi Rama ndërtoi një imazh të fuqishëm, të sigurt, të palëkundur. Për shumë shqiptarë, besimi te PS ishte besim te stili i tij i drejtimit. Njerëzit votuan dhe besonin të votonin edhe shumë mandate të tjerë, pikërisht se besonin tek ai numri një i PS dhe qeverisë. Besonin tek Edi Rama.
Por sot, përballë kësaj situate, edhe ai imazh është goditur. Një goditje që nuk vjen nga opozita — por nga brenda kabinetit të tij. Nga një figurë që mban postin e dytë më të rëndësishëm të ekzekutivit. Shigjeta që del nga harku nuk kthehet më. Besimi i humbur nuk kthehet me konferenca për shtyp. Imazhi i tronditur nuk ngrihet brenda natës.
Shqipëria nuk është e viteve ’70 apo ’80, por një fakt historik që politikanët e sotëm nuk mund ta shpërfillin është ky: Enver Hoxha qeverisi 40 vjet dhe nuk u akuzua kurrë për korrupsion financiar. Edhe sot, nuk ekzistojnë prona të regjistruara në emër të familjarëve të tij. Krahasimi nuk lavdëron diktaturën — por nxjerr në pah kontrastin e thellë me realitetin e sotëm, ku korrupsioni i perceptuar është bërë plagë e përditshme.
Karrigia e zv.kryeministrit nuk është pronë private. Është një detyrë publike, e bazuar mbi votën e njerëzve. Kur ky besim thyhet, zyrtari largohet — në heshtje ose me përgjegjësi.
Shumë paraardhës të saj këtë e kanë kuptuar. Kjo qeveri mund ta kishte shmangur stuhinë. Por këmbëngulja për të qëndruar pas një posti ka kushtuar shtrenjtë. Imazhi i PS dhe liderit te saj eshte demtuar rëndë. Njerëzit çdo ditë përballen me probleme dhe vështirësi familjare, si ekonomike apo sociale, dhe opinioni publik ofron cdo ditë duke bërë karshillik me skandalet e vjedhejeve dhe korruosionit, që po ushqejnë brezin e ri me një model edukim. A ka sistem arsimor të fusi ne shina një brez të ri që çdo ditë e më shumë, edukohet se si të pasurohet duke vjedhur, abuzuar, mashtruar.
Shqipëria ka nevojë për institucione që reflektojnë, jo për poste që mbahen me forcë. Përpara kemi Krishtlindjen. Njerëzit presin një shperblim të pushojnë apo gëzojnë, por ai shpërblim është hequr, grumbulluar dhe është derdhur në një tender xhepi të karriges që nuk lëshohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu