Avokati Edmond Petraj ka deklaruar se ish-presidenti Ilir Meta ka shfaqur agresivitet të jashtëzakonshëm në Bllokun e Sigurisë ku është mbajtur në Tiranë, menjëherë pas arrestimit.
“Zoti Meta do që t’i shmanget dënimit. Kalvari do të jetë shumë i gjatë, por dënimi ka mundësi që të marri një drejtim tjetër.
Edhe në dhomat e izolimit është shfaqur një agresivitet i jashtëzakonshëm. Ka pasur dhe ndërhyrje të mjekëve dhe specialistëve në institucion“, tha Petraj në Euronews Albania.
Ai është ndalur dhe të kërcënimi i drejtpërdrejt që Ilir Meta i ka bërë në nisje të gjyqit sot, Altin Dumanit, teksa e kishte përballë si përfaqësues të akuzës.
Edmond Petraj tha se në karrierën e tij nuk është ndeshur me një rast të tillë, ku personi i akuzuar/arrestuar kërcënon direkt prokurorin.