Ilir Meta paralajmëron përshkallëzim të aksionit opozitar: Nuk ka rrugë tjetër

0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se aksioni opozitar nuk do të ndalet, madje do të përshkallëzohet edhe më tej. Në një konferencë për mediat, Meta tha se “kjo qeveri i ka rrënjët në trafiqe”.

“Opozita nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç intensifikimit të aksionit të saj”, tha Meta.

“Kështu që ne do të vazhdojmë këtë front në raport me përballjen me këtë qeveri, në përballjen me të keqen kudo ku ajo është sepse cdo qelizë e administratës është infektuar rëndë nga nepotizmi dhe papërgjegjshmëria”, tha nder te tjera Ilir Meta.

Pyetje: Ku do të përqendrohet aksioni i opozitës? Pasi deri tani duket se nuk po jep rezultat?

Meta: Rezultati është vetë vazhdimësia e pandërprere e këtyre protestave dhe përshkallëzimi i tyre do të japë rezultatet e duhura. Të gjitha këto procese të hapura kanë qenë vetëm si rezultat i presioneve të bëra nga opozita.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu