Ilir Meta nënshkruan dekretin: Parlamenti mblidhet më 10 shtator

0

Pas zgjedhjeve të 25 prillit gjendja në vend u qetësua nga situatat e rënduara politike. Pas sezonit të verës, tashmë është koha që gjithçka të rinisë sa i përket politikës shqiptare.

Në ditët në vijim do të finalizohen edhe listat e partive me figurat që do të hyjnë në Kuvend ndërkohë që lufta më e madhe po bëhet midis PD-së dhe Sali Berishës.

Pak momente më parë, presidenti Ilir Meta ka deklaruar dhe konfirmuar nënshkrimin e një dekreti të rëndësishëm. Meta theksoi se ai ka vendosur që seanca e parë parlamentare të mbahet më 10 shtator duke startuar kështu një sezon të ri.

D E K R E T

PËR THIRRJEN E MBLEDHJES SË KUVENDIT TË PORSAZGJEDHUR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 65 pika 1, 67 pika 1, dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, si dhe në kushtet kur Legjislaturës së IX-të të Kuvendit, i përfundon mandati në datën 09.09.2021,

D e k r e t o j:

Neni 1

Ditën e premte, në datë 10 shtator 2021, ora 10:00, thirret për t`u mbajtur mbledhja e parë e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13207

Tiranë, më 01.09.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu