Përcaktohet data për shqyrtimin e rekursit të paraqitur në Gjykatën e Lartë nga presidenti i partisë së lirisë Ilir Meta. Me 27 shkurt në dhomë këshillimi gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici do të shqyrtojnë jo vetëm rekursin e ish-kreut të shtetit por edhe atë të deputetes Monika Kryemadhi.
Meta mbahet i arrestuar prej tetorit të vitit të kaluar, kërkon një masë më të lehte sigurie, ku një ndër argumentat e theksuara në rekurs, lidhet me faktin qe ai eshte drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe situatës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Ish-presidenti dyshohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.