Ilir Meta: Hajduti Edi Rama do të dalë para drejtësisë

0

Nga protesta e opozitë në bulevard, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se struci i Rilindjes është fshehur si një frikacak nga frika që ai ka nga përball.

Ai tha se për çdo gjë që ai i ka bërë vendit gjatë qeverisjes së tij dhe opozitës, ai do të paguajë dhe do të japë llogari deri në fund.

MetaStruci i Rilindjes është fshehur si një frikacak nga frika që ai ka nga përballja me të vërtetën dhe me popullin, e me dëmet që i ka shkaktuar atij, Edi Rama në 10 vite e përdori pushtetin për interesat e tij mafioze dhe për të kapur shtetin. Ai është i gatshëm që të kënaqë çdo mafioz që të shtyjë edhe disa ditë në pushtet. Afera Rama McGonigal, është edhe afera që ka derdhur kupën e zemërimit popullor.

Edi Rama do të japë llogari deri në 1 për të gjitha shkeljet e kushtetutës që ka bërë. Do të japë llogari për të gjithë ligjet e nismat e refuzuara të opozitës në kuvend. Rama do të japë llogari edhe për bllokimet e komisioneve hetimore në kuvend, sepse ka frikë nga hetim. Do të japë llogari për përjashtimin e deputetëve nga kuvendi në mënyrë staliniste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu