Ik me vrap e mos u kthe më kurrë…

0

Shkruan Bukra Hysenukaj Kastrati

Ik me vrap e mos u kthe më kurrë në një vend;
-ku spitalet janë biznesi më fitimprurës
-ku shëndeti(jeta) jepet me koncesion
-ku qëllimi i ekzistencës është “me mbush barkun me bukë”
-ku pedagogu me pagë 500 euro, i jep mësim studentit që shkon në universitet me makinë 50 mijë eurosh
-Ku një dozë drogë mund ta porositësh po aq lehtë sa një kafe ekspres
-Ku të jesh i varfër është turp e të vjedhësh, meritë
-ku kultura përdhoset
-ku historia shkruhet e rishkruhet si mbas orekseve politike
-ku tradita shihet si arkaizëm
-ku Intelektuali mëshirohet
-ku ligjin e bëjnë të fortët
-ku pasuria është në duart e injorantëve
-ku mirësjellja merret si dobësi
-ku respekti fitohet nga frika dhe interesi
Ik me vrap e mos u kthe më në një vend, ku pemët në park janë prej betoni gri
Ik, shpëto!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu