Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
I thërras…
I thërras se ç’ndiej, botës time
Thur, se shpirti çfarë s’kërkon
A njerzores, apo dhe çdo gjëje
Aty ku mendja shtruar pushon.
Pa harxhime, na u servir vetë
E shtrenjta jetësore rri ndër ne
Pak kush vlerën, kësaj ja dinë
Dhe e hallakasin krejt për dreq.
Ç’ëmbelsi, na jep kjo në vete
Kur ne bëjmë, n’veti e afrojmë
Por nëse ne atë po e përbuzim
Pa ditë, ditët n’dëm ne i çojmë.
Emrin shpesh e mërmërit goja
Hej dashni, moj dritë mbi dritë
Por mbas koket rrinë turbullirat
Dhe zevendësojnë atë, me zilinë.