“I shiti informacione sekrete Wagner-it”, oficer i lartë i inteligjencës gjermane akuzohet për tradhti

0

Një oficer i lartë i inteligjencës gjermane është akuzuar për tradhti, pasi dyshohet se i ka shitur sekrete shtetërore Rusisë.

Sipas asaj që thonë prokurorët, oficeri gjerman i shiti informacione rreth luftës në Ukrainë, grupit mercenar Wagner dhe mori afërsisht 400,000 euro.

I akuzuar është edhe një gjerman tjetër, i cili dyshohet se ka kryer detyrën e korrierit. Të dy këta persona, oficeri i lartë i inteligjencës gjermane dhe personi i cilësuar si korrieri, mund të përballen me burgim të përjetshëm.

Punonjësi në shërbimin e inteligjencës së jashtme të Gjermanisë i njohur vetëm si Carsten L, mbikëqyrte një departament që monitoronte komunikimet telefonike dhe interneti jashtë shtetit.

Carsten L u arrestua në Berlin dhjetorin e kaluar, ndërsa bashkëpunëtori i tij, i njohur si Arthur E , një muaj pasi mbërriti në Gjermani nga shtetet e bashkuara.

Të dy personat janë akuzuar për “tradhti në një çështje veçanërisht të rëndë” nga prokurori i përgjithshëm i Gjermanisë.

Vetë kreu i inteligjencës gjermane, Bruno Kahl, e ka cilësuar këtë rast si një tronditje për agjencinë e tij, dhe janë rritur masat e sigurisë për të parandaluar rrjedhjet e mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu