Shkruan Les Miserables
Më ra në duar, në mënyrë digitale, një foto, që fatkeqësisht nuk e kam më sepse mungon origjinali, me Sali Berishën, Vangel Dulen, Fredi Dionis Belerin dhe një zonjë, emri i së cilës nuk më kujtohet.
Të katër ishin të pranishëm në ngjarjen e Ambasadës greke për përvjetorin e Revolucionit Grek të vitit ‘21.
Vërtetë, i dashur Fredi, ku ishe vitet e kaluara? Nuk ke qenë asnjëherë në një festë të tillë. Çfarë ndryshoi dhe e kujtove “atdheun” tënd?
Më ka shkuar mendja, pas kësaj, për atë se kush është i miri, i keqi dhe i shëmtuari. Sa për zonjën, më thanë se ajo është nga partia e “çamëve”.
Problemi im është se nuk e di se si të bëj një sondazh elektronik, kryesisht për të gjetur se kush është i keqi dhe i shëmtuari.
Duke vëzhguar fotografinë, mendova: I miri duhet të jetë Vangel Dule. Po i keqi, kush është? Antigreku Sali Berisha?Historia e tij e tregon këtë dhe jo unë, apo Fredi Beleri.Mendoj se Dionisi e ka hequr, por nuk jam i sigurt. Po nëse këta dy janë të këqij, kush është i shëmtuari?
Më duket se kemi dy në një dhe kjo më prish rrjedhën e kësaj historisë të bukur. Një minoritar me origjinë nga një fshat i Tepelenës, me një histori dhe të kaluar shumë gri, së bashku me një politikan non grata dhe një Vangel si miza në qumësht. Më befasoi se si mundet që Ambasada greke ta ftojë një non grata, kur SHBA-të, një aleat i fortë i Greqisë, jo vetëm që e përbuzin, por duan që ai të ndëshkohet për krimet e tij.
Përveç kësaj, ishte e pranishme një pjesëmarrje e pakët nga qeveria… por, nuk e njoh diplomacinë shqiptare.
Faleminderit që ishte zonja dhe i dha tryezës një dimension më të këndshëm në një aleancë politike që jo vetëm që nuk mund të identifikohet vetë, por është thjesht për të qeshur.
Tani më kujtohen dhe partitë e vogla. Diku pashë diçka rreth lidhjeve për ndonjë parti. O njerëz, pak kujdes, Shqipëria është një vend i vogël dhe gjithçka merret vesh. Thuhet se një fshat i vogël ka shumë shtëpi, por edhe shumë thashetheme.
Në fund të gjithë këtyre fjalëve, erdha në përfundimin se titulli i artikullit duhej të ishte “Të pa skrupujt”.
Ata, që fatmirësisht nuk do të udhëheqin, sepse nëse do të ndodhte një gjë e tillë, vendi do të kthehej shumë prapa. Kur një parti politike ka si prioritet kryesor rikthimin e TikTok-ut, çfarë pret? A është ky diçka që i mungon popullit shqiptar?
Ndonjëherë politikanët dhe futbollistët kanë elemente të përbashkëta. Të parët nuk e dinë kur të tërhiqen, duke kërkuar fuqinë e pushtetit të kaluar, dhe të dytët nuk dinë kur të “varin” këpucët, sepse ende kujtojnë lavdinë e kaluar. Shpirti është i gatshëm, por trupi është i dobët!
Dhe tani që do të ulet çmimi i birrës, le të shkojmë dhe të pimë ca kriko!
Nëse kjo nuk është një çmendinë, atëherë çfarë është?