I “çmenduri” ‘polic’ i Edi Ramës rreh të “çmendurin” ‘non-grata’ të Yuri Kim

0

Pra, ky i “çmënduri” që rrahu Sali Berishën, është aq i çmendur, sa nuk ka frikë mjekun, por punon në polici, ka makinë e patentë, vë në rresht gazetarët, urdhëron për linjat editoriale, ambasadën amerikane e “këshillon” të jetë e kujdeshme me mafien, deklaratat t’i lexojë në kushte lufte, pa fytyrë, pa emër, pa nënshkrim institucional.

Ky është lajmi!

I “çmenduri” polic i Edi Ramës rrah të “çmendurin” non-grata të Yuri Kim.

Po, ka një vit e gjysmë që ambasadorja e ka ekzaminiuar Sali Berishën si të çmëndur, i ka plotësuar recetën non-grata’ dhe i ka rekomanduar SPAK-ut ta marrë në kujdestari.

Po edhe SPAK-u ka ca të “çmendur”, se ky është fshati ynë.

Kështu, konceptet psikologjike janë institucionalizuar dhe kanë mundur që falë kësaj qeverisjeje hajdute, shoqëria t’u nënshtrohet këtyre idiotësive. Secili hajdut, kriminel, mafioz, mund ta sigurojë mburojën ligjore, pra imunitetin pa asnjë problem.

Në këtë kohë që kemi lajmëruar cuname korruptive të familjes kryeministrore, të kryeministrit spanjoll me Olsi Ramën dhe të njëfarë Kimeteja, zëllënëse të PS-së; vjen “vaksina” e mafies, për “mpirje” të shtypit opozitar.

Mosreagueshmëria e shoqërisë lidhet direkt me zakonin e fshatit tone; “Lëreni, s’kemi ç’i themi, është i marrë ose me imunitet”.

Ky është standarti i jetës dhe vdekjes.

E pra, standardi i sjelljes së deputetit, politikanit, diplomatit, pushtetarit, gazetarit, mafiozit, në kushte e rrethana të veçanta, nuk është assesi, më lart se ai i të “çmendurit” të Edi Ramës që mes mijëra protestuesve shkon e rrah të “çmendurin” e Yuri Kim.

Të dy palët kanë imunitet, nuk përgjigjen para ligjit, janë të pasjellshëm, paguhen nga shteti, nga taksat e shoqërisë.

I çmenduri brenda çmendinës nuk dënohet ligjërisht, edhe nëse vret. As deputeti, politikani, pushtetari, nuk dënohen.

Janë akuzuar për shumë vrasje Sali Berisha dhe Ilir Meta, Fatos Nano për vrasje në Shkallnuer, Edi Rama për zhdukjen e Vis Martinit për t’i marrë vëlla Olsi lojërat e fatit, po as hetimë s’janë hapur, apo jemi gabim ne?!

Ka qëlluar në foltoren e Parlamentit katër herë me pistoletë ish-deputeti Gafur Mazreku, është dënuar shumë pak vite; ka vrarë 26 shqiptarë Fatmir Mediu në Gërdec, sot ka vizë amerikane dhe i jepet akses politik, apo prapë nuk është kështu?!

Asgjë s’po bëjmë, po kërkojmë ndryshimin mes të çmëndurve.

Po, ndryshimi ekziston.

I çmenduri kudo në Glob s’arrin të dallojë të keqen nga e mira, kurse të çmendurit e fshatin tonë janë tjetër gjë.

Deputetët, pushtetarët, kriminelët, atë që nuk e pranojnë të pranueshme tek shoqëria, e standardizojnë tek vetja. Nuk ua ndjen, se ekspozohen më fudullë se të çmendurit. Ja, secili të tund diploma e tituj shkencorë, miliona dollarë e prona të fshehura në perëndim, edhe pse dihet që thjeshtë janë, “Lërini, s’kemi ç’u themi, janë të çmendur, me imunitet”.

I çmenduri kudo në Botë i ka frikë bluzat e bardha, kurse të çmendurit tanë, e rrahin mjekun, e detyrojnë t’u lëshoi diagnoza falso, vendosin në rresht togat e zeza, ngrejnë tensione të 99 formulave në listat e Lali Erit për fshehje parashë në USA edhe si “gazetarë”.

Ne e dimë, fshatin tonë e duan të gjithë se është më i miri.

Këtej për një prostitutë rruge thuhet, lëreni lavire është, për vilat e pasuritë, lerini të pushtetarëve janë, për ngjarjen e Saliut, lereni, asgjë s’ka ndodhur, i “çmenduri” polic i Edi Ramës rrah të “çmendurin” non-grata të Yuri Kim. / Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu