I akuzuari si hajdut Bajram Begaj takim lamtumire me Kim: Do mbetesh mike e mirë

0

Presidenti i vendit, Bajram Begaj megjithese i paditur si hajdut per pronat e ushtrisë, ka pritur në zyrë ambasadoren Yuri Kim, me rastin e përfundimit  të misionit të saj diplomatik në vendin tonë.

Begaj falënderoi Kim për kontributin e dhënë në forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë gjatë mandatit të saj në Shqipëri. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj vlerësoi rolin dhe angazhimin domethënës të Ambasadores Kim në avancimin e reformës në drejtësi, në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si edhe të luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Kreu i Shtetit vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë të Ambasadores Kim me institucionet shqiptare për nxitjen dhe koordinimin e bashkëpunimit mes agjencive të specializuara të dy vendeve për çështjet e mbrojtjes dhe të sigurisë, me fokus të veçantë në atë kibernetike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu