Holli i Bashkisë së Shkodrës ose Oda Shkodrane performanca e ideuar nga drejtuesit e Kulturës dhe perkushtimi i artistëve shkodranë

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Po ndiqja mbrëmë një aktivitet të vecantë kulturor, i organizuar per herë të parë në Hollin e Bashkisë së Shkodrës.
Mbas Festivalit folklorik të Gjirokastrës kam shkruar një artikull me idenë që Dasma Shkodrane duhet të promovohet në cdo lagje të qytetit edhe në Bashkinë e Shkodrës.

Me të vërtetë “Ardhshi t’bardhë n’ahengun tonë”, ka bërë që holli i Bashkisë Shkodër ti ngjajë një Ode shkodrane, me traditat dhe ritet e dasmës shkodrane.
Performanca e ideuar mbrëmë nga drejtuesit e Kulturës dhe e interpretuar nga artistët shkodranë promovoi vlerat kulturore tw Shkodrës.
Në aktivitetin e organizuar në Muzeun historik para disa ditësh ishte hapi i parë për promovimin e vlerave të verteta të Shkodrës që filloi edhe me prezantimin e programit të interpretuar në Gjirokastër nga artistët shkodranë.
Në performancën mbrëmë krahas organizatorëve një rol të rëndësishëm patën drejtuesi i njohur i Orkestrës Ilir Zoga dhe koreografi i njohur shkodran Aldo Nika.
Ilir Zoga ka ditur falë aftësive muzikore e instrumentale dhe njohjes së Dasmës shkodrane të prezantojë vlerat e vërteta të këtij evenimenti historik e qytetarë.
Edhe në aktivitetin e organizuar në Muzeun historik punimi dhe orkestrimi i këngëve të Dasmws tingwëluan bukur dhe shumë profesionalisht me grupin Karajfilat që ka Shkodra.

Këngëtarët dhe instrumentistwt luajtën shumë bukur këngët e Dasmës shkodrane dhe valltarët ia shtuan rëndësinë e bukurinë muzikës së luajtur e të kënduar.
Ky event është realizuar nga Nucleus Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë Shkodër.
Në këtë aktivitet u ekspozuan këngë, tradita, rite të dasmës shkodrane në një natë të veçantë për publikun shkodran.
Koreografi Aldo Nika thotë se qellimi i aktivitetit ishte implementimi dhe paraqitja e vlerave më të bukura të këngeve dhe valleve më të bukura dhe te spikatuara ne dasmat tona me idene qe shume nga keto kenge e valle duhet te jene te pranishme ne dasma dhe te ruajtura, te perqafuara nga brezi i ri. Kjo per faktin se nderhyrjet dhe “importi” i shume elementeve te tjera perbejne rrezik ne zhdukjen e kesaj pasurie te madhe qe kemi.

Dasma ishte e konceptuar ne aspektin me te vyer te mardhenjes te shkelqyer te mardhenjes nder fetare ne qytetin tone.
Krahas kengeve me ta dashura jane luajtur dhe kenget valle si Broj nje pellumb, Urdhnoni zotni e merrni (kenge shtregullash) por dhe humoristike si Ehh po ja ban plaku. Msharaveli mjaft e perhapur ne dasmat e vjetra te qytetit tone te paharruara nga brezi i vjeter!
Pra qellimi kryesor ishte qe keto tradita te mrekullueshme kenge, valle, zakone dhe kulinari te percillen sa me bukur tek brezi i ri.
Duke ju uruar suksese organizatorwve muzikanteve drejtuesve dhe Bashkisë publiku shkodran dhe të rinjtë dinë të vlerësojnw dhe ruajnë Odat e vjetra të Shkodr.s.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu