Hetimi ndaj Arben Ahmetaj, GJKKO bën veprimin e menjëhershëm

0

Teksa SPAK i është drejtuar gjykatës me një kërkesë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, bëhet me dije se ditën e sotme GJKKO ka dhënë urdhër për kontrolle në banesat e Ahmetaj dhe partneres së tij.

Mësohet nga burimet për mediat se BKH po ushtron kontrolle për banesën e Arben Ahmetajt si dhe partneres së tij në Gjirin e Lalëzit dhe në Tiranë.

Pritet një njoftim i dytë nga ana e autoriteteve për zhvillimet e mëtejshme, teksa kujtojmë se Ahmetaj ndodhet jashtë Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu