Hartat e mrekullueshme gjeografike

0

Shkruan Zef Ndreka

Muzetë e Vatikanit janë shumë të pasura me vepra arti të mrekullueshme, por Galeria e Hartave Gjeografike ka një hijeshi të veçantë.
Një nga pjesët më të bukura dhe sugjestive të Muzeve të Vatikanit, është me siguri korridori 120 metra i gjatë dhe 6 metra I gjërë, i cili të çon në Kapelën Sistine të zbukuruar me Harta Gjeografike.
Galeria u komisionua nga Papa Gregori XIII dhe u ndërtua ndërmjet viteve 1580 dhe 1585.
Afreskët u bënë nga artistë italianë dhe flamini nën drejtimin e matematicienit Ignazio Danti.
Muret e galerisë janë zbukuruar nga 40 Harta Gjeografike të qyteteve kryesore.
Galleria e Hartave Gjeografike të Vatikanit në mënyrë simbolike dëshiron të përfaqësojë unitetin shpirtëror si dhe gjeografik.
Gjithnjë këto harta mbetën madhështore, të jashtëzakonshme!
Duket si një çudi e vizatuar!
Asnjëherë nuk mund të harrohet kjo bukuri!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu