Hamas, nje organizate terroriste qe po lufton kunder nje shteti fashist

0

Shkruan Taulant Koplikaj

Pertej debateve te perditshme se kush ka te drejte ne kete lufte te sapo nisur, pyetja me logjike do te ishte: Cfare fitoi Palestina pasi Hamasi sulmoi si kurre me pare territorin qe sot, te pakten nga nderkombetaret, njihet si pjese e Izraelit.
A u analizuan pasojat e ketij sulmi, duke ditur se me cfare agresiviteti reagon Izraeli pas cdo provokimi qe i vjen nga Gaza?
Ka shume analiza sipas te cilave drejtuesit politike te Fatah kane qene kategorikisht kunder ketyre aksioneve te Hamasit, qe sollen nje lufte frontale, ne te cilen banoret e Gaza-s jane zene ne cark dhe ku jane humbur rreth 2200 jete. Por nga Cisjordania, ata ishin te pafuqishem per te penguar nje aksion te tille.

Dihet qe Hamas eshte nje shtet brenda shtetit ne territoret palestineze. Kjo organizate, e cila kundershtonte me force cdo marreveshje qe Arafat bente me Izraelitet, perfshi edhe ate te Oslos, ka vijuar te beje te njejten gje edhe me te gjitha bisedimet per paqe ku ishin protagoniste lideret politike te Autoritetit Kombetar Palestinez.
Aksionet e fundit te ndermarra nga militantet e kesaj organizate, masakrat ne popullsine civile te izraelit, dhe per me teper pengjet e shumta qe kane marre me vete gjate terheqjes ne Gaza, mes tyre edhe shume femije, kane zemeruar lideret kryesore palestineze te cilet jane te pafuqishem ne nje territor si Gaza, ne te cilin qe nga fillimi i viteve 2000, Hamasi ka kontroll te plote.
Ky kontroll dhe politikat radikale te kesaj organizate, kane dhene frytet e veta, duke bere qe Gaza te kthehet ne nje territor ku mbizoteron ekstremizmi. Liderat e Hamas nuk pranojne asnje tavoline bisedimesh dhe asnje kompromis, por kane vetem nje ultimatim: Clirimin e te gjithe territorit te Palestines, qe ne nje realitet te ndryshem nga 80 vite me pare, eshte thjeshte nje utopi. Por ky realitet nuk e ka penguar aspak Hamasin te perdore vetem nje gjuhe, ate te dhunes e terrorit.
Gje qe e vertetuan nje jave me pare me nje sulm te paprecedent mbi civilet. Problemi eshte se kete qasje ata e kane kunder nje shteti qe dhunen e njeh mjaft mire dhe e ka aplikuar jo pak ndaj palestinezeve. Shembuj per kete ka plot.
Prandaj, kjo ishte ndoshta menuja me e mire qe iu servir Izraelit, i cili sot ka nje shkak madhor per te sulmuar Gaza-n. Nje shkak qe i erdhi si dhurate, nga Qielli.
Prandaj kushdo qe kerkon te perdore logjiken per te gjetur fajtoret e shkrumbimit te Gaza-s, duhet me perpara te analizoje faktet. Hamas sapo ka futur ne kasaphane banoret e saj. Kjo organizate nuk ka e nuk do te kete aspak te krahasuar me autoritetin kombetar palestinez, jo vetem te epokes se Arafatit por edhe me pasardhesit e tij. Hamas eshte thjeshte nje organizate terroriste qe po lufton kunder nje shteti fashist.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu