Hajduti Leftar Koka bën deklaratë epike para gjykatës Si merrni për bazë një të çmendur si Kryemadhi

0

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është duke u zhvilluar gjyqi ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, në lidhje me përfshirjen e tij në aferën e inceneratorit të Fierit.

Në fjalën e tij përballë trupit gjykues, Koka tha se ai ka shërbyer vendit me besnikëri dhe është i pafajshëm

Ish-minisri i Mjedisit theksoi se prokuroria nuk mund të marrë për bazë kallëzimin e Monika Kryemadhit, të cilën e cilësoi si të çmendur.

“Si mundet një prokurori të marrë për bazë kallzimin e një të çmendure si Monika Kryemadhi dhe t’i mjaftojë për të arrestuar qytetarë te pafajshëm. Une i kam sherbyer këtij vendi me besnikëri dhe në përputhje me ligjin. Mirë unë që u dogja dhe do dënohem po gjykata duhet të qendrojë me dinjitet dhe mos të arrestojë njerëz të pafajshëm”, tha Koka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu