Hadid arrestohet për lëndë narkotike

0

Gigi Hadid është arrestuar në Ishujt Kajman. “Ajo u akuzua për posedim të barërave të këqija pasi droga u gjet në valixhen e saj ndërsa po kontrollohej nga oficerët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar Owen Roberts javën e kaluar”, raporton Cayman Marl Road News.

Autoritetet lokale thonë se gjatë kontrollit në bagazhet e tyre u gjet kanabis dhe veglat e përdorura për konsumimin e saj. Sipas tyre ishte një sasi shumë e vogël.

Modelja dhe një pasagjer tjetër u arrestuan për posedim. Gigi dhe vajza tjetër u paraqitën në Gjykatë. Ato u deklaruan fajtore dhe u gjobitën secila prej 1,000,00 dollarësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu