Guvernatori i Sardenjas nën hetim për korrupsion, ja skandali, s’ka diplomë në mjekësi, por në Shqipëri mori titullin profesor dhe akademik

0

Guvernatori i i Rajonit Sardegna, Christian Solinas është vënë nën hetim për korrupsion së bashku me 3 persona të tjerë.

Dy fushat e hetimit të hapura nga Prokurori i Republikës së Cagliarit ka të bëjë me blerjen e një shtëpie nga guvernatori i i Rajonit pranë plazhit Poetto në Cagliari dhe lidhjet e pretenduara mes kësaj pasurie të paluajtshme, si dhe shitja dhe blerja e disa tokave në Capoterra, që i atribuohen guvernatorit të Sardenjës.

Po në këtë ekziston edhe një histori e çuditshme që lidh edhe Shqipërinë, ku Fakulteti i Mjekësisë në Tiranë e ka pajisur Solinas me një titull ‘Honoris Causa’ (titull akademik) në kushte vërtet shumë të çuditshme.

Ajo që prokurorët italianë pyesin është se si është e mundur që Guvernatori i Sardenjës i impenjuar të detyrën e tij të lartë institucionale të ketë marrë postin e një akademiku në Shqipëri, Një titull Doktorature kur në Itali nuk e ka marrë një diplomë mjekësie e për të cilën duhen vite studimi e stazhi.

Guvernatori i Sardenajs Cristian Solinas ka marrë titullin Doktor i Nderit në Mjekësi si dhe është emëruar Profesor i jashtëm në Fakultetin e Mjekësisë së Tiranës. Sipas prokurorëve Solinas është nderuar me këtë titull nga Universiteti i Mjekësisë në Tiranë në këmbim të emërimit të Roberto Raimondit në postin e Drejtorit të Programit Eni në Mesdhe.

Këto dyshime kanë bërë që prokurorë nga Cagliari të vijnë drejt Tiranës për të zbardhur gjithçka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu