Ish i dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell bëri me dije përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Twitter se Albin Kurti ka afat deri të premten për të marrë një vendim në lidhje me situatën në veri të Kosovës.
Sipas tij, ky i fundit nuk po e kupton se çfarë po ndodh dhe duhet të respektojë brenda përfundimit të kësaj jave angazhimet që vendi i tij ka marrë më parë.
“Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk respekton. I kam parë pasojat dhe nuk është e bukur,” – u shpreh Grenell.






