Policia ka arrestuar pedagogun dhe shefin e departamentit në Fakultetin e Ekonomisë Mirdaim Axhami, pasi është konfliktuar fizikisht me pedagogen Liljana Billa.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë brenda ambienteve të fakultetit Ekonomik.
Mirdaim Axhami raportohet se ka dhunuar pedagogen Liljana Billa, njëkohësisht ish-deputete, për shkak të detyrës.
Shkak i sherrit, ku 43-vjeçari ka goditur me grushte kolegen e tij, raportohet se janë bërë tezat e provimit.
Ngjarja ka ndodhur pikërisht në ambientet e Fakultetit të Ekonomikut, ndërsa Mirdam Axhami është arrestuar rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Mirdaim Axhami., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij”-njofton policia.