Në konferencën për përgatitjen e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi, prokuroria dhe mbrojtja janë dakorduar që gjykimi të nis më 1 mars në Gjykatën Speciale.
Të katër ish-krerët e UÇK-së janë paraqitur sot fizikisht në këtë konferencë përgatitore.
Jemi gati për të filluar gjykimi me 1 mars të vitit 2023. Ne jemi gati që ky gjykim të fillojë në mars, ne duam që gjyqi të fillojë në mars dhe pastaj të kemi prezantimin e provave.
Por, duhet të bëjmë edhe organizimin logjistik për dëshmitarët.
Edhe avokati i mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Ben Emmerson, tha se janë të gatshëm që të nis gjykimi.
Nuk ka asnjë arsyeje që gjykimi të mos fillojë me 1 mars. Pajtohen edhe të gjithë kolegët e mi.
Por, kemi një periudhës të jashtëzakonshme pune, do te kemi edhe vështirësi, por nuk shoh asnjë pengesë që të mos fillojmë me 1 mars.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
Sipas akuzës, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit bashkë me udhëheqësit tjerë të UÇK-së kontribuuan në arritjen e qëllimit t përbashkët.






